E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri turk, përballë tensioneve me kurdët

Një gjykatë turke ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e dy politikanëve kurdë të arrestuar me akuzat për terrorizëm pasi i kanë fituar vendet në Parlamentin e këtij vendi, në fillim të këtij muaji. Gylser Jildirim dhe Ibrahim Ajhan, akuzohen se janë pjesëtarë të Partisë Kurde të Punës, që me ligj është deklaruar si grup terrorist nga Ankaraja, dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Të arrestuarit janë pjesë e grupit prej gjashtë politikanëve kurdë që janë në pritje të përballjes me akuzat për terrorizëm të cilët janë zgjedhur deputet në zgjedhjet e 12 qershorit, kur kishin kandiduar si të pavarur në rajonin ku dominon popullata kurde.

Parlamenti i ri i Turqisë po përgatitet për hapje të tensionuar të punimeve pasi 30 deputet kurdë pritet ta bojkotojnë seancën e parë për të protestuar për situatën me të cilën përballet disa prej deputetëve kurdë, njërit prej të cilëve i është marrë edhe mandati i fituar më 12 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›