Parlamenti malazez OK zgjedhjeve të parakohshme
Podgoticë - Parlamenti në Mal të Zi ka vendosur të shpërbëhet për t´i hapur rrugën zgjedhjeve të reja në këtë ish republikë jugosllave. Deputetët votuan mbrëmë për të reduktuar mandatin e tyre, duke i mundësuar kështu presidentit Filip Vujanoviç të thërrasë zgjedhje të parakohshme, të parashikuara për të lehtësuar përgatitjet për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Propozimi i qeverisë u përkrah nga 42 deputetë në parlamentin me 81 vende. Partitë politike të vendit ranë dakord pas zgjedhjeve të vitit 2006 që të zhvillonin zgjedhjet e tjera në fund të vitit 2009. Por qeveria properëndimore bëri thirrje së fundi për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme në pranverë të vitit 2009, duke theksuar se nevojitet një qeveri dhe parlament plotësisht funksional për të çuar vendin drejt anëtarësimit në BE.
Partitë opozitare theksuan se koalicioni qeveritar i drejtuar nga Millo Gjukanoviç donte të siguronte rizgjedhjen përpara se të ndjehet ndikimi i krizës financiare globale në Malin e Zi.
Pritet që presidenti Filip Vujanovic të shpallë zgjedhje të reja që brenda kësaj jave. Këto sipas kushtetutës duhet të mbahen brenda 60 ditëve. Qeveria në Podgoricë thotë, se me këtë masë do të fitojë kohë për të përballuar sfidat, që e presin në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Sipas anketimeve DPS në qeverisje pritet të fitojë dukshëm. Opozita akuzon qeverinë se do të zhvillojë shpejt zgjedhje, përpara se vendi të preket nga kriza ekonomike.