Parlamenti mbron të drejtën e Ministrisë së Drejtësisë për të ushtruar kontroll mbi strukturën e gjyqtarëve
Ministria e Drejtësisë nuk mund të heqë dorë nga e drejta për të kontrolluar punën e gjyqtarëve. Kështu ka deklaruar dje ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi në përfundim të mbledhjes së rradhës së komisionit parlamentar të ligjeve, i cili pasi ka kaluar pjesën dërrmuese të neneve të projektligjit për riorganizmin e sistemit gjyqësor ka ngecur tek kompetencat që duhet të ketë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në këtë kuadër Bumçi konfirmoi dje mosndryshimin e grupeve të inpektimit duke ia lënë si KLD-së dhe Ministrit të Drejtësisë këtë të drejtë. Ndërkaq anëtari demokrat në komisionin e ligjeve ka hedhur poshtë akuzat e artikuluar dje nga Shoqata e Kombëtare e Juristëve, sipas së cilës mendimet e tyre nuk janë marrë fare parasysh, gjatë diskutimit të këtij projekti. Sipas Shoqates, politika po bën një ligj të keq, ku mendimet e tyre nuk jaëe marrë parasysh, duke atakuar një nga pikat më të debatuara, atë të inspektimit të gjyqtareve. Kryetarja e kësaj shoqate, Manjola Bejleri tha se për pasojë projektligjit për gjyqësorin nuk i është bërë asnjë reformim. Në këtë drejtim ajo në emër të shoqatës ka kërkuar konsolidim të pavarësisë së gjyqesorit, si dhe kanë kërkuar që deputetët të mos vonojnë ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor. Sipas gjyqtarëve projekligji mund të ketë konsensus politik, por është në dëm të pushtetit të gjyqtareve. Megjithatë, ish-ministri Aldo Bumçi, hodhi ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se janë marrë parasysh të gjitha sugjerimet, porse ”ligji nuk mund të bëhet si ata duan”. Komisioni i ligjeve është duke bërë rishikimin përfundimtar të projektit në fjalë, i cili ka gjasa të kalojë për miratim në Kuvend janën e ardhshme.