E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Shqiperia e hapur ndaj besimit dhe Europes

Një vit më parë Papa Benedikti i 16-të lëshoi kërkesën për riungjillizmin e Europës. Ky impenjim i rinovuar i shpalljes së Ungjillit në Europë është tema për të cilën është mbledhur në një asamble të përbashkët në Tiranë këshilli i konferencave ipeshkvnore të 37 vendeve të Europës.

Presidente të konferencave të secilit prej vendeve përfaqësuese synojnë që në këtë takim të përbashkët të gjejnë rrugët dhe mënyrat e riungjillizimit. Një nga asambletë më të rëndësishme në kohën e shekullarizimit të Europës është nderuar dhe nga kryeministri Berisha i cili në fjalën e tij të hapjes se punimeve e ka konsideruar këtë konferencë të dytën në Shqipëria për nga rëndësia pas ardhjes në vendin tonë në 1993 së Papa Vojtilës.

Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e Monsinjor Rrok Mirditës për zhvillimin e këtij takimi në Tiranë, Kryeministri Berisha theksoi se “në historinë e gjatë të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe Kishës, shqiptarëve dhe Vatikanit, ngjarja e sotme, pas vizitës së Papa Gjon Pali II në prill të vitit 1993, është ngjarja më e rëndësishmja”.

Ndërsa Kryetari i konferencës ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Rrok Mirdita, ka bërë një retrospektivë të historisë të kishës katolike në Shqipëri.

Kardinali Peter Erde ka qenë një tjetër i pranishëm nderi në këtë asamble e cila do të vijoje punimet deri me datë 2 tetor. Zanafilla e Këshillit të Konferencave Ipeshkvore të Europës në një formë më elementare i përket vitit 1965, ndërsa ajo mbahet për çdo vit në vende të ndryshme të Europës nga ku diskutohet për tema të ndryshme. Në të njëjtën kohë përveçse për të marrë pjesë këta ipeshkvij vijnë dhe për t’u njohur me vendin tonë.

“Jam i kënaqur t’i uroj mirëseardhjen kësaj asambleje plenare. Nuk mund t’a fsheh kënaqësinë time për faktin e të qenurit këtu në Shqipëri, një vend i cili ka vuajtur për shumë kohë nën regjimin komunist ku feja ishte totalisht e ndaluar. Sot ky vend është i hapur ndaj besimit, Europës dhe kështu që po çon kontributin e saj në vendet europiane dhe në Kishën në Europë”, ka deklaruar, Kardinali Peter Erde.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›