Parlamenti gjerman miraton fondin anti-krize
Me shumicë votash në parlamentin gjerman janë miratuar kompetencat e reja për fondin anti- krizë të Bashkimit Europian . Votimi është parë si një provë e vështirë për kancelaren gjermane Angela Merkel pasi disa anëtarë të koalicionit të saj kundërshtojnë përdorimin e shumave të tjera për zgjidhjen e problemeve të vendeve të eurozonës, si Greqia.
Shumë gjermanë janë kundër luftimit për shpëtimin e vendeve në krizë të eurozonës të tilla si Greqia. Kjo masë pritet të kalojë në Dhomën e lartë të Parlamentit të Gjerman, ku do të vihet në votim të premten. Mediat në Berlin flasin për një dobësim të Merkel pas këtij votimi , ajo mund të jete e paaftë të mbajë koalicionin të bashkuar në një moment kritik për eurozonën. Votimi kish në qendër mundësinë e miratimit të planit që fondet e ndihmës së eurozonës të shkojnë në 440 miliardë euro.
Ditën e martë, në një takim me kryeministrin grek Jorgo Papandreu, Merkel shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të ndihmuar Greqinë. Të njëjtin mesazh dha edhe presidenti i eurozonës, Jean Claude Juncker, i cili tha se, “dalja e Greqisë nga zona e monedhës së përbashkët nuk është një zgjidhje”.