E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti miraton me 66 vota pro ligjin per invalidet

Parlamenti miraton me 66 vota pro dhe 62 kundër projektligjin për kompensimin e të verbërve, para dhe tetraplegjikëve, i cili nuk ka kaluar pa debate në seancën parlamentare të kësaj të enjteje.
Ndërkohë që para nisjes së seancës parlamentare, ku do të diskutohej për ndryshimet në projektligj, sipas të cilave masa e kompensimit për këto kategori personash me aftësi të kufizuar do përcaktohet nga qeveria, të verbërit, para dhe tetraplegjikët kanë protestuar përpara parlamentit kundër ndryshimeve në status.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›