E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha 22 Marsi Dita e anetaresimeve te reja ne PD

Kryeministri Sali Berisha mbledh kryetarët e Partisë Demokratike të degëve në rrethe në prag të 20 vjetorit të fitores së kësaj force politike në zgjedhjet e para pluraliste ne vend. Në fjalën e tij kryeministri vlerësoi arritjet dhe tha se ky përvjetor do të shndërrohet në festën më të madhe të shqitarëve, ndërsa theksoi se 22 marsi do të jetë dita e anëtarësime të reja në Partinë Demokratike.
Kryeministri u shpreh se shqiptarët ia besuan 20 vjet më parë Partisë Demokratike pushtetin, pasi besuan në forcën dhe besimin e saj dhe këtë ai e bazon në faktin që sërish në këtë 20 vjetor forca që ai drejton është sërish në pushtet.
“Fakti që ky 20 vjetor e gjen sërish në pushtet PD-në përbën jo vetëm nderimin më të madh, besimin më të madh por përbën gjithashtu edhe detyrimet e përgjegjësisë më të mëdha. Në këtë kontekst data 22 mars është ditë pushimi, por ne do ta shndërrojmë atë në ditën e festës më të bukur ndaj edhe kemi thirrur këtu për t’u angazhuar në të gjithë potencialet e seksioneve të degëve e nëndegëve që Tiara të përjetojë atë ditë festën më të bukur në historinë e saj që nga marsi i viti 92”- u shpreh kryeministri.
Më tej ai theksoi se Shqipëria feston 20 vjetorin e demokracisë, si në nderim për të gjitha përpjekjet dhe arritjet e shqiptarëve , si një vend anëtar i NATO-s dhe që lëviz i lirë në mbarë Europën, të cilat përbëjnë garancinë më themelore të demkracisë.
“Nderim për të gjithë ata burra e gra që vendosën në 22 mars të viti ‘92 pranverën e parë të demokravisë në historinë e shqiptarëve. Do ta bëjmë këtë në nderimin më të madh të përpjekjeve të shqiptarëve, që ata kanë realizuar më shumë se çdo komb tjetër në këto vite. Asnjë komb nuk i ka realizuar atë që kanë realizuar shqiptarët, dëshmi kjo e asaj që ata kanë si njerëz të lirë. Do ta bëjmë këtë në nderim të arritjeve të mmdha të këtij vendi. Shqipëria feston 20 vjetorin e fitores së demokracisë si një vend anëtar i NATO-s, shqiptarët sot lëvizin të lirë në mbarë Europën megjithë problemet, sakrificat dhe dhimbjet gjatë këtyre viteve ata i ngjitën me shpejtësi shklallët e zhvillimit”- theksoi kreu i PD-së.
Ndërkaq shefi i qeverisë tha se në këto 20 vite shqiptarët kanë ecur më shpejt se çdo vend tjetër duke rritur të ardhuart për frymë mbi 25 herë, duke u shkëputur nga njëri prej vendeve të varfra dhe duke u renditur në vend me të ardhura të mesme e të larta, që sipas tij janë dëshmia më e shkëlqyer e vullnetit të hekurt të gjinisë krijuese të qytetarëve shqiptarë, për të investuar dhe ndërtuar të ardhmen e tyre evropiane.
Me këtë rast kryeministri ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të festojnë së bashku 20 vjetorin, si ditën e të ardhmes sonë.

22 Marsi dita e anëtarësimeve të reja në PD
Por, ky festim i 22 marsit 1992 i gjen demokratët një vit para zgjedhjeve parlamentare të radhës. Kryeministri Berisha paralajmëroi nisjen e një fushate anëtarësimesh, ku 20 vjeçarët e kanë të parët të rezervuar ftesën. Nëse para 20 vitesh shqiptarët ishin mes dilemës së ekzistencës së tyre, sot ata kanë më shumë motive për t’iu bashkuar demokratëve theksoi kryeministri.
“Të rejat e të rinjtë kanë më shumë motive për t’u bashkuar me ne. 20 vite më parë, të shumtë ishin ata që nuk besonin se Shqipëria mund të bëhej. E vërteta është që ajo kohë ishte hamletiane. Këto 20 vite i faktuan se Shqipëria mund të bëhet dhe mund të bëhet me vendosmërinë e shpëjtësinë më të madhe dhe bëhet duke konsoliduar më shumë ligjin. Ndaj të trokasim ne te qytetarët shqiptarë, t’u ofrojmë ftesën, deshirën tonë. Kështuqë nuk mund të gjenim më ditë më të bukur, moment historik më të goditur se këtë ditë për të lançuar projektin tonë të afrimit të shqiptarëve, të anëtarësimit të tyre në partinë demokratike, me vlerësimin më të madh për kontributin që ata japin e do japin për shndërrimin në realitet të Shqipërisë evropiane të kësaj force politike”-deklaroi Berisha.
Dhe gjithçka do të jetë në funksion të asaj që lideri demokrat e beson fort, fitoren e një mandati të tretë qeverisës në qershorin e vitit 2013.
“Do të justifikojmë plotësisht besimin, dëshirën, vullnetin e të rinjve e të rejave e qytetarëve të çdo moshe për t’u bashkuar me PD-në dhe për të ecur të sigurt drejt një fitoreje të shkëlqyer. Qershorin që vjen do të përsëris 22 marsin e vitit 1992”-përfundoi kryeministri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›