Parlamenti nje teater pa substance
Ne nje fjale te gjate ne nje konference te mbajtur nga Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare ambasadorja u shpreh e zhgenjyer nga Parlamenti. Raporti i Komisionit tha se institucionet dhe procedurat parlamentare te Shqiperise nuk funksionojne sic duhet. Pse Sepse ai eshte perdorur aktualisht si nje forum per retorike dhe teater pa substance tha McIlwham. Sipas saj
komisionet nuk analizojne politikat nuk marrin ne pyetje ministrat dhe nuk konsultohen me eksperte te pavarur per tu informuar me mire mbi politikat apo zhvillimet e legjislacionit. Nuk ka seanca te planifikuara rregullisht per Kryeministrin qe tu pergjigjet pyetjeve te deputeteve. Ne Mbreterine e Bashkuar si ne shume vende te BE-se Kryeministri shfaqet para parlamenteve te tyre cdo jave per tiu pergjigjur pyetjeve per cdo ceshtje qe deputetet duan te ngrene. Ka nje debat te ndezur dhe sic Presidenti Topi e pa vete kur ndoqi nje seance gjate vizites se tij te fundit ne Mbreterine e Bashkuar. Disa jane teatrale. Por ceshtjet serioze te interesit kombetar adresohen. Parlamenti nuk eshte dhe nuk mund te jete nje tjeter departament i qeverise shtoi ambasadorja duke sugjeruar se edhe opozita duhet te perfshihet ne permiresimin e ligjeve. Por ajo kritikoi edhe procesin e shqyrtimit te dekreteve te Presidentit Topi. Seancat e fundit ne emerimet gjyqesore nxjerrin ne pah problemet. Anetaret e Komisionit nga te dy palet shfrytezuan rastin per te fituar pike personale ndaj pales tjeter dhe kandidateve. Pak konsiderate serioze i eshte dhene kredencialeve profesionale te kandidateve dhe nese ata i kane permbushur kriteret e percaktuara ne kushtetute te ndryshme nga axhendat e partive tha ajo. Duke iu referuar situates politike ambasadorja McIlwham tha se propozimi i fundit nga opozita per hetimin e zgjedhjeve eshte nje shenje premtuese dhe nje menyre e mundshme per zgjidhjen e ngercit - por paralajmeroi ajo eshte ne dore te Shqiperise dhe politikaneve te Shqiperise per te percaktuar hapat e ardhshem. Dhe deri sa te arrihet marreveshje ne nuk bejme perpara. Ambasadorja kritikoi edhe sistemin gjyqesor duke thene se ka nje kulture te perceptuar te mosndeshkimit. Nje ndjesi qe drejtesia dhe mundesite jane ne dispozicion vetem per disa dhe vetem per ata qe kane miq.
Korrupsioni
Gjate konferences se Planit te Veprimit 2010 te Strategjise Antikorrupsion ne fjalen e tij Luigi Brusa i Ngarkuari me Pune i Delegacionit te BE-se ne Shqiperi deklaroi se Shqiperia nuk duhet ta shohe luften kunder korrupsionit vetem si nje kerkese per anetaresim ne BE por si nje proces reformues qe do ti sherbeje vendit ne teresi. Ai kerkoi heqjen e barrierave per luften kunder korrupsionit duke kerkuar heqjen e imunitetit politik e ligjor. Zbatimi i efektshem i strategjise dhe planit te veprimit antikorrupsion te qeverise heqja e pengesave per hetim sidomos te gjykatesve ministrave dhe deputeteve krijimi i nje historiku te bindshem hetimesh ndjekjesh penale dhe denimesh te korrupsionit ne te gjitha nivelet deklaroi Brusa. Me tej ai kerkoi rritjen e rrogave te prokuroreve dhe gjyqtareve krijimin e nje historiku te zinxhirit hetim-ndjekje penale-denim te rasteve te korrupsionit te madh dhe heqjen e pengesave per heqjen e imunitetit te deputeteve gjyqtareve dhe ministrave rritjen e transparences se financimeve te partive politike. Gjithashtu Opinioni i Komisionit Europian kerkon vemendje te vecante per sistemin e rikthimit dhe kompensimit te pronave si edhe per sektorin e shendetesise shtoi Brusa.
Berisha Sjemi imun ndaj korrupsionit
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje ne konferencen per antikorrupsionin se askush nuk eshte imun ndaj ketij fenomeni. Duke marre rastin e Fondacionit Xhaferri ne Shqiperi dhe presidentin e Northern Rock ai tha se suksesi vjen nga ndergjegjesimi. Te dy keta kane ndryshime si nata me diten ne shume aspekte. I pari ishte gjysmeanalfabet sharlatan ndersa i dyti ishte nje kembrixhas brilant i elites financiare me te shquar te botes por te dy ishin vellezer siameze ne babezi gride. Te dy njeri i merrte me interesa marramendese tjetri i jepte me interesa marramendese por dhe qe te dy nje fat falimentimin. Solla keto shembuj per te theksuar se luften kunder korrupsionit do te mund ta bejme me sukses ne rast se nisemi nga nje rregull nuk ka imunitet ndaj tij askush nuk eshte imun ndaj korrupsionit tha Berisha. Kreu i qeverise mbrojti rezultate ne vend duke theksuar se per sektorin e shendetesise shume shpejt do te kalohet ne nje sistem tjeter te ri ku ne asnje rrethane nuk do te kete me kontakt per planifikim midis pacientit dhe mjekut.
Erald Kapri