Vlore incident me tabelat
Ka shpetuar mrekullisht ne qytetin e Vlores drejtuesi i nje automjeti makina e te cilit eshte goditur ne ecje nga konstruksioni nje reklame.
Konstruksioni ndertuar me hekur mbi 2 metra i gjate eshte shkeputur nga taraca e nje pallati dje per shkak te eres shume te forte dhe eshte ngulur mbi automjetin me targe Vlore 19 75 D. Metali ka pershktuar tejpertej trupin e automjetit ndersa ai ndodhej ne levizje.
Fatmiresisht hekuri nuk ka demtuar personat qe udhetonin me kete mjet te cilet pas goditjes jane larguar nga automjeti. Incidenti ndodhi per shkak te nje reklame te vendosur ne lartesi ne zone te banuar dhe ne kushte aspak te sigurta. Era e forte e shkuli ate duke e hedhur ne rruge dhe duke rrezikuar seriozisht jeten e kalimtareve.