E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti Gjyqesori kunder Qeverise

/ /

Prokuroria e Pergjithshme Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor dhe Gjykata Kushtetuese kerkojne nga Kuvendi me shume fonde per investime dhe rritje te punonjesve te administrates. Ne mbledhjet qe po zhvillon Komisioni i Ligjeve perpara miratimit te enjten ne parim te buxhetit Ministria e Financave plotesoi pjeserisht kerkesat per rritje te numrit te punonjesve per dy nga keto institucione.
Prokuroria
Institucioni i akuzes ka kerkuar para deputeteve te Komisionit te Ligjeve shtimin e organikes me 40 punonjes perkatesisht me 11 prokurore 6 oficere te Policise Gjyqesore 11 punonjes te ndihmes ligjore 7 punonjes te sherbimit civil 5 punonjes te teknologjise informatike. Pasi perfaqesuesi i Prokurorise Arben Dollapi argumentoi arsyet e kesaj kerkese kryetari i Komisionit Ilir Rusmali i kerkoi drejtoreshes se Buxhetit Mimoza Dhembi ta shqyrtoje kete kerkese per te pare se sa hapesire ka per rritjen e numrit te punonjesve ne kete institucion. Ne perfundim te diskutimeve u arrit ne konkluzionin se Prokurorise mund ti shtohen 15 punonjes konkretisht 4 te sherbimi civil tete ndihmes ligjore dhe tre te teknologjia informatike. Kerkesa e dyte e Prokurorise kishte te bente me shtimin e nje fondi prej 64 milione lekesh per te ruajtur godinat ne te gjithe vendin per shkak se vendimi i qeverise e ka hequr kete sherbim nga Policia e Shtetit. Drejtoresha e Financave u shpreh se kjo ceshtje eshte duke u diskutuar dhe do te kete nje pergjigje perpara se Parlamenti te votoje nen per nen buxhetin. Nga ana e tyre deputetet e PS-se ne komision kane kerkuar me shume fonde per Prokurorine e cila sipas tyre me kete buxhet nuk ka mundesi te kryeje sic duhet hetimin e ceshtjeve.
Gjyqesori
Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor kerkoi ne Komisionin e Ligjeve rritjen e administrates me 70 punonjes dhe shtimin e fondeve me rreth 100 milione leke per shpenzime operative pa perfshire ketu investimet. Pas diskutimeve ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve Ministria e Financave ra dakord vetem per rritjen e organikes me 17 punonjes te rinj ne pozicionin e sekretares gjyqesore te cilet do ti bashkengjiten 17 gjyqtareve te dekretuar nga Presidenti Bamir Topi. Persa i perket shqetesimit te njejte me ate te Prokurorise per ruajtjen e objekteve u ra dakord qe te vazhdojne bisedimet mes institucioneve per te gjetur nje zgjidhje.
Kushtetuesja
Perfaqesuesit e Gjykates Kushtetuese do te zhvillojne sot seancen ne Komisionin e Ligjeve. Permes nje materiali te derguar dje ne Kuvend ky institucion ka kerkuar nje rritje prej 11.7 milione leke konkretisht per shpenzime korrente 8.5 milione dhe investime 3.2 milione. I vetmi institucion qe ka qene dakord me qeverine per buxhetin ishte KLD-ja e cila qendroi vetem dy minuta ne Komisionin e Ligjeve.

Debate ne Komsion miratohet buxheti per shendetesine

Debate per miratimin e buxhetit te shendetesise per vitin 2011. Ai u miratua ne parim vetem nga deputetet e djathte. Ne komisionin parlamentar te shendetesise u be nje pasqyre e buxhetit nga autoritet e Ministrise se Shendetesise si dhe nga ISKSH-ja. Sipas tyre fondet do te jene me te larta se nje vit me pare. Ne total per vitin 2011 tavani i parashikuar per Ministrine e Shendetesise eshte 28 miliarde e 245 milione leke. Ne vitin 2010 sipas ligjit te rishikuar te buxhetit per Ministrine e Shendetesise jane alokuar 25 miliarde e 872 milione leke. Pra ne vitin 2011 planifikohet qe buxheti i sektorit shendetesor te rritet me masen 9 per qind tha zv. ministri i Shendetesise Bardh Spahia. Ndersa sa i perket ilaceve dhe pagave rritja per vitin qe vjen eshte 7 per qind ne total. Kjo parashikon nje 14 per qindesh shtese ne zerin e rimbursimit te barnave parashikon rritje pagash 5 per qind ne gjithe sistemin shendetesor paresor parashikon dhe rritje normale ne spitalin e Durresit por pastaj edhe ne te gjithe pjeset e tjera te sistemit tha Elvana Hana drejtoreshe e ISKSH-se. Por deputetet e opozites e cilesuan buxhetin e shendetesise si te pamjaftueshem. Sipas tyre sistemi shendetesor ka deshtuar. Per kete arsye ata nuk e kane miratuar buxhetin ne parim. Ne nuk mund ti japim dot mbeshtetje nje projektligji te tille te buxhetit pasi nuk ka prioritet kryesor qeveria shendetesine e qytetarit tha Eltar Deda deputet i PS. Ne komisionin parlamentar te Shendetesise kane marre pjese edhe perfaqesues te Ministrise se Financave. Pas ketij votimi ne parim pritet qe te kete nje miratim te projekt-buxhetit nen per nen.

Nishani Buxheti rritet ne krahasim me 2010-n

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani i ftuar ne seance degjimore diten e djeshme tha se buxheti i Ministrise se Drejtesise per vitin 2011 shenon nje rritje te pranueshme ne krahasim me nje vit me pare 15.8 per qind. Buxheti per ish-pronaret do te jete 600 milione plus 1.4 miliard leke pra ne total 2 miliarde leke. Persa u perket te perndjekurve ai tha se fondi per 2011-n do te jete 2 miliarde leke nderkohe qe deri tani kane perfituar kestin e pare gjysma e te perndjekurve.

Rusmali Prokuroria zvarrit ceshtjet

Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali akuzoi dje Prokurorine se ne disa raste zvarrit ceshtjet. Ne qofte se per nje ceshtje qe mund te mbyllet hetimi per nje jave dhe te cohet ne gjykate dhe nese prokuroria merr 3 muaj rezerva eshte e frikshme. Sa te shkosh dhe te sulmosh Ministrine e
Financave sulmo kete se kjo na dhemb me shume. Ka sa te duash ka pafund keshtu ceshtjesh per fat te mire na i jep media tha kreu i komisionit.

Tahiri Me shume investime ne vilat qeveritare

Deputeti i PS-se Sajmir Tahiri tha dje se qeveria po investon me shume ne vilat qeveritare sesa ne objektet e sistemit te drejtesise. Ka investime per ndertimin e viles qeveritare ne Vlore dhe Dhermi e lulishtet perkatese me shume sesa ndertimi i nje godine gjykate me shume sesa investimet e parashikuara per shkollen e Magjistratures tha Tahiri. Por keto konstatime u hodhen poshte nga ministri Nishani. Sipas tij investimet nga buxheti shkojne ne 540 milione leke ndersa per sherbimet qeveritare jane 80 milione leke.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›