E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Pavarësia e mbikqyrur, fund në 2012

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se viti 2012 do të shënojë përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur dhe se në janar pritet vendimi për këtë çështje. Ai tha se ky vendim varet nga zbatimi i plotë i planit të krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari.

Zoti Kryeministër, Kosova e filloi vitin me një proces zgjedhor të stërzgjatur dhe me një situatë të vështirë të krijuar pas raportit të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty. Viti po përmbyllet me veriun e trazuar e të bllokuar. Gjykuar nga zhvillimet ishte një vit i gjatë. A ishte i tillë edhe për ju?

Realisht, Kosova vitin 2011 e filloi me vështirësi dhe sfida jo të lehta, por e përmbylli me një sukses të plotë. Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjitha sferat e jetës institucionale por edhe qytetare. Duke filluar nga vështirësitë dhe procesi i tej zgjatur elektoral, që u reflektua në vonesën për ndërtimin e institucioneve, ne veçanti për zgjedhjen e presidentit. Por, në të njëjtën kohë, Kosova dëshmoi se ka rend demokratik, se ka kulturë politike, se po e dëshmon veten në kuptimin e demokracisë, se ka krijuar traditën edhe elektorale, edhe të ndërtimit të institucioneve edhe të konsensusit politik për interesa shtetërore mbi ato partiake. Për të vazhduar pastaj me përkushtimet tjera në të gjitha sferat e punëve për të cilat edhe e kishim kërkuar besimin e qytetarëve. Natyrisht, Kosova për fat të keq, u ballafaqua edhe me sulme jo te lehta nga ata që pretendonin të ndryshojnë dhe ndërrojnë historinë e Kosovës, për të vënë balancën në mes Kosovës dhe Serbisë, balancë në kuptimin moral. Por, ato përpjekje të motivuara politike do të dështojnë plotësisht duke u besuar ne institucioneve të drejtësisë dhe vetëm të së vërtetës. Kështu që, sot Kosova është vend i konsoliduar, po fuqizohet çdo ditë, Kemi fituar njohje nga 85 shtete, jemi anëtarësuar në Bankën Botërore dhe FMN, përmbyllja e këtij vitit solli edhe agjendën konkrete, evropiane, unike për Republikën e Kosovës, dialogun për liberalizimin e vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe tregtare me BE-në dhe anëtarësimin e shpejtë në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim. Pra, vitit 2011 ishte viti i konsolidimit të shtetit, ishte viti i Kosovës evropiane.

Zhvillimet në veriun e Kosovës u pasqyruan edhe në aspiratat e Beogradit kundrejt proceseve integruese në Bashkimin Evropian. A ka shenja se Beogradi do të ndryshojë qasjen ndaj veriut?

Më 25 korrik, kur ne dërguam njësitet speciale për të marrë nën kontroll pikën 1 dhe 31 me vendimin tonë të drejtë kushtetues dhe ligjor, kemi thyer tabunë e mos hapjes së temës së veriut për 12 vite të tëra, kemi ndalur kontrabandën dhe krimin e organizuar. Tani, pika 1 dhe 31 është e menaxhuar prej doganierëve dhe policëve kosovar por edhe atyre të EULEX-it dhe me krijimin e ambientit të sigurisë dhe mbrojtjes nga NATO-ja. Ballafaqohemi ende me vështirësi të strukturave ilegale dhe kriminale, me mungesë të lëvizjes së lirë. Është i vetmi vend që ende nuk ka organizim të zgjedhjeve të lira, pra e vetmja pjesë e Kosovës por edhe në gjithë Evropën. Pas 25 korrikut, e gjithë bota demokratike është e fokusuar në zgjidhjen e problemit të asaj situate të krijuar për 12 vite të tëra të jo ligjshmërisë dhe tani të gjithë janë të fokusuar për rend dhe ligj, për demokraci, për zgjedhje të lira, për lëvizje të lirë, pra që të shtrihet autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kosovës në përputhshmëri me dokumentin e presidentit (Martti) Ahtisaari në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjendja e mëparshme nuk do të rikthehet. Do të ketë lëvizje përpara. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të përgjegjshëm në përkushtimet tona koordinuese edhe me autoritete e EULEX-it edhe të NATO-s, të SHBA-së dhe BE-së.

Zoti Kryeministër, presidenti serb Boris Tadiç tha se një model si ai i Irlandës, apo Tirolit jugor e madje edhe i dy Gjermanive të pasluftës së dytë botërore mund të ishte shembull për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sa janë të mundshme këto modele?

Kosova është vend i pavarur e sovran me integritetin e saj territorial të njohur dhe të garantuar ndërkombëtarisht. Ndryshimi i kufijve është i pamundur që të ndodhë. Ne punojmë si Kosovë për një rajon me kufi të hapur, të evropianizuar. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë model të tillë çfarë pretendohet nga autoritetet e Beogradit, apo që deklarohen aty këtu, modeli gjermano-gjerman, apo modeli Katalonisë, Tirolit apo Irlandës. Kosova është rast specifik definitivisht, është vend sovran i njohur prej shumicës së vendeve të botës, vendeve më të fuqishme. 25 korriku e ka shuar njëherë e përgjithmonë ëndrrën e Beogradit dhe projektin e Beogradit për ndryshimin e kufijve të Kosovës për ndarjen e Kosovës. Ne do të jemi afër qytetarëve në veri, ata janë qytetarët tanë, Kosova është shtëpia jonë. Do ta ndërtojmë bashkërisht, por gjithmonë duke respektuar në kuptimin më afirmativ të drejtat e komuniteteve. Ata që mbjellin frikë, që kërcënojnë qytetarët do të ballafaqohen me drejtësinë, ndërsa unë si kryeministër i Kosovës, institucionet e Kosovës do tju shërbejmë të gjithë qytetarëve pa dallim etnik. Ne duam të investojmë edhe në atë pjesë të Kosovës dhe qytetarët kanë nevojë për këto ndryshime. Ata kanë nevojë më tepër për shkolla të reja, ambulanca, kanalizim, ujësjellës, për një jetë të re, sesa për politikën e vazhdueshme mashtruese të Beogradit.

Pas takimit me ju, kancelarja gjermane Angela Merkel, kërkoi që siç tha edhe Kosova të jap më shumë në zgjidhjen e situatës në veri. Cilat ishin saktësisht kërkesat e saj zoti Kryeministër?

Definitivisht, vizita e kancelares Merkel ka qenë mesazhi më i qartë për përkushtimin jo vetëm të Gjermanisë, por përkushtimin e BE-së për evropianizimin e rajonit. Mesazhi ishte shumë i qartë se nuk do të ketë struktura ilegale dhe paralele, se Kosova është sovrane dhe integriteti territorial i saj është i paprekshëm, se për të lëvizur drejt BE-së, secili shtet e ka obligim normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Dhe e ardhmja e Serbisë për në BE kalon përmes procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore më Kosovën, siç varet edhe e ardhmja jonë evropiane dhe e vendeve të tjera, sepse fqinjësia e mirë është parakusht për të ardhme evropiane të të gjitha vendeve në rajon. Kështu që ,ne do të respektojmë në përpikëri dokumentin më të avancuar për komunitete që e ka ndonjë vend evropian e ai është dokumenti i presidentit Ahtisaari.

Skishte ndonjë kërkesë më të posaçme se çfarë mund të bëjë më shumë Kosova?

Kosova do të vazhdojë të jetë sa më afër qytetarëve në veri. Ne duam të jemi sa më afër tyre, ne mesin e tyre, ti dëgjojmë, të komunikojmë dhe ti kuptojmë drejt shqetësimet e qytetarëve. Për fat të keq, aty janë 200 300 njerëz që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme tash e 12 vite përmes kontrabandës, që mbajnë peng vullnetin e qytetarëve në veri, që kërcënojnë njerëzit, që nxjerrin fëmijë, gra dhe pleq në rrugë por edhe barrikada, që paguajnë njerëz për të qëndruar në barrikada të ndryshme. Prandaj, zgjidhja e vetme është lëvizja e lirë dhe krijimi i hapësirës dhe kushteve demokratike për jetë të re integruese në institucionet dhe shoqërinë kosovare. Shembulli më i mirë është pjesa tjetër e Kosovës ku janë formuar komuna të reja, ku më herët ka pasur barrikada dhe struktura paralele. Me heqjen e barrikadave kemi lëvizje të lirë. Me largimin e strukturave ilegale, kemi institucione legjitime. Bashkëpunimi në mes qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve lokale është i shkëlqyeshëm. Ne investojmë atje dhe shembulli më i mirë është Shtërpca ku për 12 vite të tëra ishin bllokuar investimet në qendrën e skijimit në Brezovicë. Tash procesi i privatizimit ka filluar. Do të inv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›