E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, këshilltari i presidentit takon minatorët

Këshilltari i presidentit, Fatlum Nurja ka vizituar minatorët e Bulqizës, të cilët ndodhen prej 7 ditësh në grevë urie. Nurja është takuar me grevistët, ku është njohur më nga afër me kërkesat e tyre si dhe kushtet në të cilën ata po zhvillojnë grevën.
 

Këshilltari i presidentit ka premtuar minatorët se çdo informacion do ia çojë presidentit dhe pas daljes nga galeria do të takohet edhe me përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve.

Sadi Kamishi, i cili është takur me këshilltarin e presidentit, ka deklaruar se minatorët presin zgjidhjen e këtij ngërçi, që qëndron tek mosulja e pronarëve në bisedime me minatorët.

15 minatorët janë të vendosur për të vijuar grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Të mbështetur edhe nga minatorët e tjerë, të cilët protestojnë përpara ambienteve të “ACR”, ata kërkojnë rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›