Durrës, mbytet 90-vjeçari në Gjirin e Lalzit
Trupi i 90-vjeçarit, Lekë Rrajta është gjetur i pajetë në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, nga pushuesit. Trupi i pajetë i të moshuarit, është nxjerrë nga ujërat në breg të detit, në afërsi të një kompleksi turistik.
Policia ka identifikuar viktimë, i cili mendohet të jetë pushues pasi është gjetur i veshur me rroba plazhi.
Madje nuk dihet as koha kur mund të jetë mbytur i moshuari.
Trupi i pajetë i 90-vjeçarit është dërguar me shpejtësi në morgun e Durrësit, ku do kryhen procedurat për identifikimin e kufomës.