E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR ultimatum sebëve për largimin e barrikadave

MITROVICË- KFOR Ii ka vendosur serbëve si afatin e fundit për largimin e barrikadave ditën e dielë.

KFOR kërkon që serbët e veriut të largojnë vullnetarisht të gjitha barrikadat e vendosura nëpër rrugët magjistrale në veri të Mitrovicës.

Për këtë qëllim përfaqësuesit e KFOR-it janë takuar me përfaqësuesit e katër komunave për të diskutuar largimin vullnetarë të bllokadave të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës, raporton Telegraf.

“Misioni i KFOR-it është që të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe të mundësoj lirinë e lëvizjes për vete dhe për popullatën e Kosovës. KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me kujdes dhe në mënyrë të pa anshme, në përputhje të plotë me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara”,-thuhet në komunikatën e KFOR.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Erhard Drews, ka theksuar se banorëve që jetojnë në veri të Kosovës u është ofruar mundësia që gjatë kësaj fundjave të zhbllokojnë rrugët në mënyrë që ti jepet mundësia e lëvizjes së lirë banorëve të zonës, përndryshe KFOR do të ndërhyjë pasi nuk do të tolerojë bllokimin e rrugëve përgjithmonë.

“Jemi të kënaqur me qëllimin e përfaqësuesve për të larguar bllokadat e rrugëve në mënyrë jo-knfrontuese që u shkon për shtati të gjithëve”, paralajmëroi gjeneral majori Drews.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›