E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ndahet nga jeta polici i aksidentuar

TIRANË- Ndahet nga jeta efektivi i aksidentuar Ramazan Xhebiku.

46-vjecari, punonjës në Komisariatin numër 5 në Tiranës, u përplas nga një makinë tip benz mbrëmjen e 6 tetorit në rrugën Jordan Misja

Ramazan Xhebiku i cili udhëtonte me motor është përplasur nga një automjet tip benz me ngjyrë të zezë me targa angleze.

Mjeti i cili aksidentoi efektivin e policisë është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë i plagosuri u dërgua për mjekim në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›