Guroret, banorët e Urës Vajgurore kërkojnë ndihmë
24/02/2011 Prefekti i Beratit kërkon ndërhyrjen e Agjencisë së Mjedisit dhe bashkisë
BERAT- Kanë qenë banorët e qytezës së Urës Vajgurore, të cilët një javë më parë me anë të një peticioni Drejtuar Prefekturës së Qarkut, kanë dhënë alarmin për dëmtimin e banesave të tyre nga shpërthimet e guroreve. Janë banorët e lagjes së "Guri i Bardhë" të kësaj qyteze, që kanë dhënë alarmin e shkatërrimit të shumë banesave nga guroret, për shkak të aktivitetit privat të disa guroreve që gjenden jo shumë larg nga banesat e tyre.
Guroret
Të gjitha guroret që operojnë në këtë lagje janë vetëm 20-30 metra larg nga banesat e tyre, e po kaq larg depos me armë e municione. Sipas banorëve, shpërthimet e kryera po rrënojnë çdo ditë e më tepër banesat, si dhe jetën e shumë banorëve që ndodhen në këtë lagje. Por, një tjetër shqetësim që ngrenë banorët është dhe depoja e municioneve luftarake, e cila ndodhet pranë shpërthimeve të guroreve, çka sjell rrezik për ta. Të ndodhur në këto kushte banorët kanë bërë një peticion dhe e kanë shpërndarë atë në Prefekturën e Qarkut drejtuar prefektit Bujar Hoxhaj, Ministrisë së Mjedisit dhe qeverisë. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i institucionit të prefektit të qarkut të Beratit, ku nëpërmjet një shkrese i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Urës Vajgurore, Syrja Ormënaj, dhe kryetares së Agjencisë rajonale të Mjedisit, Anila Kala, ku u kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të verifikohet problemi sipas kompetencave ligjore nga ana e këtyre institucioneve, duke përcaktuar masat parandaluese që mund të merren për uljen e rrezikut të shpërthimeve, duke bërë monitorimin përkatës për ndikimin në ndotjen e ambientit. Gjithashtu, nga ana e këtij institucioni u është kërkuar një verifikim i menjëhershëm që menjëherë të vihet në kontakt prefekti për marrjen e masave dhe në ç`gjendje ndodhet situata në këto banesa. Pas peticionit paraditen e djeshme prefekti i qarkut të Beratit, Bujar Hoxhaj, ka takuar në ambientet e prefekturës së Beratit një përfaqësi të banorëve të këtij komuniteti, lidhur me problematikën e tyre dhe për vënien në dijeni të masave që ky institucion ka marrë sapo këta banorë i janë drejtuar.