Dënohen 2 atentatorët e nipit të kreut të PD-së në Fier
24/02/2011 Burg 11 vjet dhe 1 vit e 8 muaj për 2 të ndaluarit
FIER- Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier ka marrë vendimin për atentatorët e nipit të kreut të PD Fier, Besnik Murati. Ngjarja ka ndodhur më 20 korrik të vitit 2009 rreth orës 23 të mbrëmjes kur shtetasi Besnik Murati është kthyer për në banesën e tij në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit. Gjatë këtij atentati, ai është plagosur në dorë dhe më pas i vetëm i është drejtuar spitalit të Fierit ku ka marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Policia e Fierit nuk ka mundur të zbardhë shpejt ngjarjen. Afro një vit më vonë arriti të prangoste edhe autorët, të cilët janë Julian Mece dhe Elez Muhaj. Vijimi i hetimeve bëri që dosja përkatëse të shkonte në Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier ku është marrë edhe vendimi. Kjo dosje është gjykuar nga gjyqtare Lindita Sinani, Roland Jaupaj dhe Alfred Konomi. Prokurori i çështjes ka qenë Petrit Muka, ndërkohë që avokati i mbrojtjes së dy autorëve kanë qenë Xhevahir Morina dhe Idajet Cela. Pas zhvillimit të disa seancave gjyqësore gjykata ka dalë me një vendim për akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë, duke e dënuar Julian Mece me 11 vjet burg dhe ndihmësin e tij Elez Muho me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën e fshehjes së krimit. Ngjarja ka ndodhur për motive banale të shkaktuar nga një sherr mes 2 autorëve. Si gjatë hetimit, ashtu edhe në sallën e gjyqit, autorët e kanë pranuar krimin. A. Damini