Thellohet skandali Kristal, Bossi: Skam qenë në Shqipëri, sdi shqip
Itali- Skandali i diplomës së Renzo Bossit po thellohet akoma më tepër, pasi ky i fundit në një dalje publike ka pranuar se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.
Ai u shpreh se nuk di ta flasë fare gjuhën shqipe dhe nuk ka qenë në dieni për diplomën e marrë në universitetin Kristal.
Vetëm tani mësova për diplomën. Ju kujtoj se gjithmonë kam thënë që nuk jam i diplomuar dhe kjo duhet të ketë një sens apo jo… U ndjeva i detyruar të dilja publikisht përpara mediave për të ndalur spekulimet, të cilat po më masakrojnë. Gazetarët janë shndërruar në gjyqtarë. Unë besoj tek drejtësia dhe do ti përgjigjem vetëm asaj.- deklaroi Renzo Bossi.
Pas kësaj deklarate mundësitë që diploma të jetë blerë janë tepër të mëdha, dhe kjo e thellon akoma më tepër skandalin e Universiteteve private shqiptare.
Skandali u publikua pak ditë më parë nga mediat italine, ku djali i kreut të Lega Nord, Umberto Bosi, ishte pajisur me diplomë në universitetin privat Kristal. Menjëherë u ngritën dyshimet se ajo mund të ishte e blerë pasi ai vetëm një vit para diplomimit kishte mbaruar maturën.