E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice Zgjedhje te qeta pjesemarrje e ulet e serbeve

Zyrtare te KQZ-ve njoftojne se ne komunen e Mitrovices procesi i rivotimit po zhvillohet normalisht dhe deri ne mesdite pjesemarja e qytetareve ka qene e kenaqshme. Kjo nuk mund te pohohet per pjesen veriore te Mitrovices. e banuar me shumice serbe. Per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje akoma nuk ka ndonje shifer te sakte zyrtare te KQZ-se thone se dalja e tyre ne zgjedhje deri ne oren 1300 eshte shume e vogel. Serbet e kesaj pjese bojkotuan zgjedhjet edhe me 12 dhjetor te vitit te shkuar.

Qendrat e votimit ne komunen e Mitrovices u hapen ne kohe dhe sipas kryetares se KQZ-se Valdete Daka deri ne mesdite nuk u raportua per ndonje parregullsi e cila mund ta demtonte procesin e zgjedhjeve. Ajo ftoi anetaret e keshillave te vendvotimeve dhe vezhguesit e akredituar qe te veprojne ne perputhje me ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve. Deshiroj te ftoj te gjithe anetaret e keshillave te vendvotimeve te emeruar nga KQZ-ja dhe vezhguesit e akredituar te veprojne sipas ligjit dhe rregullave te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. - theksoi Daka.

Per organizimin e zgjedhjeve ne veri te Mitrovices KQZ-ve u ndihmua edhe nga organizata amerikane Fondacioni Nderkombetar per Sisteme Elektorale i cila ndihmoi me ekipet mobile te votimit.

Zgjedhje te qeta - pa paralajmerime per protesta

Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim e cila po vezhgon zgjedhjet ne Mitrovice thote se vezhguesit e saj kane verejtur disa parregullsi si votimet familjare votimet e dyfishta votimet e dhe hapuara te cilat nuk lejohen sipas rregullave te zgjedhjeve.

Te drejte vote ne komunen e Mitrovices kane mbi 80 mije qytetare. Nga ky numer 15 mije jane serbe. Rivotimet ne Mitrovice po vezhgohen nga 1200 vezhgues vendas dhe nderkombetar. Vezhguesit nderkombetar jane shperndare ne 40 ekipe te cilet jane nga perfaqesite diplomatike ne Kosove diplomate nga vendet e tjera anetare te BE-se dhe nga rajoni i Ballkanit Perendimor.

Policia e Kosoves e cila po kujdeset per mbarevajtjen e procesit te rivotimit ne Mitrovice thote se procesi i rivotimit po vazhdon i qete. Situate e qete sipas policise po mbizoteron edhe ne veri te Mitrovices. Policia thote se nuk ka pasur ndonje paralajmerim nga serbet per ndonje tubim qe do ta kundershtonin procesin e zgjedhjeve.

Autor Bekim Shehu/Prishtine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›