Paro Laçi: Arrestimi im, i paligjshëm

Lihet i lirë administratori i Partizanit, Paro Laçi. Në një prononcim për "Ora News", menjëherë pasi u la i lirë, ai tha se ndihej i lodhur pasi ka qendruar në grevë për 48 orë në rajonin e policisë. Ai theksoi se arrestimi i tij ishte i paligjshëm. "Jam shumë i lodhur dhe kam pasur nevojë për ndihmë mjekësore. S'kam asgjë për të thënë. Duhet Tonin Vocaj të japë llogari pasi ka bërë një arrestim të paligjshëm. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, shkova në polici për të paraqitur një denoncim timin që kisha pretendim dhe më dhanë një urdhër arresti të paligjshëm", theksoi ai.
Tifozë të ekipit të Partizanit ishin të pranishëm në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të mbështetur lirimin e tij.
Paro Laçi u denoncua nga futbollisti Sokol Ishka për heqje lirie dhe kanosje. Vetë Laçi akuzoi Ishkën se ka trukuar ndeshjen Partizani-Elbasani. Të enjten Ishka tërhoqi denoncimin ndaj Laçit.