E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Cukalla promovon vëllimin poetik "Planeti im"



"Planeti im" është vëllimi poetik i nëntë i autorit nga Progonati, profesor Martin Cukalla i përuruar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Studiuesi dhe projektuesi i minierave dhe ish prefekti i qarkut të Durrësit vijon pasionin për poezinë më vepër letrare. Përurimi i librit u realizua me praninë e miqve të kulturës si shkrimtari dhe poeti i njohur Xhevahir Spahiu dhe poeti Daut Gumeni.

Krijimtaria letrare e inxhinierit Cukalla nis në vitin 1995 me vëllimin e parë poetik "Paguaj Yjet", ndërsa në vitet 2000 vijon me librat "Zgjimi", "Dridhen Qerpikët", "Magji Marsi akuarel", "Në shtëpinë e detit", "Simfonia e erës", "Simfonia Vantului" botuar në Bukuresht, "Refrene qyteti" dhe tani së fundi "Planeti im". Ndërsa në prozë krijuesi Martin Cukalla njihet me librin "Kosova rikonstruksion".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›