E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reja vullkanike, rrezikohet Inter-Barca

www.albania-sport.com - Reja vullkanikë që ka prekur qiellin e Europës kërcënon edhe ndeshjen Inter-Barcelona, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në program për të martën.

Sipas “El Mundo Deportivo”, udhëimi i skuadrës katalanase në Itali mund të shndërrohet në një odise të vertetë pas mbylljes së aeroporteve në veri të Italisë dhe anulimit të fluturimeve.

UEFA nuk ka vendosur asgjë në lidhje me ndonjë ndryshim të datës.

Reja vullkanike ka prishur planet e skuadrës së Guardiolës, që ka planifikuar të mbërrijë në Itali të hënën e ardhshme, ndërkohë që fluturimet mund të nisin të martën.

Problem është dhe mbërritja e tifozëve katalanas në “San Siro”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›