E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serie A, Zoff: Lazio-Roma, rezultat i hapur

www.albania-sport.com - “Derbi është gjithmonë një ndeshje e pasigurt. Kësaj radhe, duke parë momentin e mirë në formën e Lacios dhe Romë është akoma më e vështirë për të bërë një parashikim”. Këtë e thotë Dino Zoff për Calciomercato.it.

“Nëse shohim klasifikimin, duhet të themi se verdhëkuqtë janë favoritë, por diferenca e pikëve nuk pasqyron vlerat në fushë. Lazio ka potencial të madh. E pastaj, ndërkohë për Romën është thelbësore për të fituar për të ndjekur rrugën për titull, bardhekaltërit, që praktikisht janë të shpëtuar mund të luajnë më me shumë qetësi”.

Zoff duartroket edhe dy trajnerët e derbit.

“Ranieri ka kompletuar një rikthim të madh për të fituar titullin, - nënvizoi ish-trajneri i Kombëtares së Italisë, - Reja përkundrazi ka përmbushur atë që të gjithë prisnin nga grupi i lojtarëve që ka në dispozicion’.

Ky është derbi i 165-të në historinë e dy skuadrave.

Trajneri i Romës, Ranieri: “Fitorja e Interit nuk ndryshon asgjë në rrugën tonë. Gjithmonë kemi menduar për veten tonë dhe jo për të tjerët. Toti në fushë? Do të vendos në mbrëmje”

Inter fitoi të premten 2-0 kundër Juventus dhe tani kryeson me dy pikë më shumë se Roma, e nëse skuadra e Francesco Totit do të humbasë do të bëhet shumë e vështirë për romanët e Ranierit për të fituar titullin.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›