E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League, M.United mund M.Sitin

www.albania-sport.com -Një gol i veteranit Pol Skols në minutën e 93-të i dhuroi fitoren Mançester Junaitid në fitoren 1-0 në transfertën kundër rivalit të përjetshëm qytetas, Mançester Siti, në javën e 35-të të kampionatit anglez. Ky ishte dhe goli i 103-të i Skols në Premier League, i shënuar me kokë pas një harkimi të Patris Evra. Në derbi luajti edhe Uejni Runi.

Sanderlendi i Lorik Canës fitoi 2-1 kundër Bërnlit. Frazier Kampbell shënoi golin e parë të Sanderlendit, por të barazuar nga Stiv Tompson. Darent Bent shënoi golin e fitores, njëherësh edhe goli i tij i 24-t sezonal. Ashtu edhe siç pritej për shkak të një problemi shëndetësor Lorik Cana nuk ishte grumbulluar as në 18-shen e skuadrës.

Në ndeshjet e tjera, Bllekbëni humbi 2-3 me Evertonin, Fulhami barazoi 0-0 me Uolverhemptonin dhe Stok Siti humbi 1-2 me Boltonin. Birmingam-Hull Siti barazuan 0-0. Të dielën luhen ndeshjet: Uigan-Arsenal dhe Portsmuth-Aston Vila. Të hënën luhet takimi Liverpul-Uest Hem (i Valon Behramit).


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›