E Diel, 1 Nëntor 2026

Part-time, 1 vit me shume se diten



Diplomat e marra nga studimet me kohe te pjesshme do te kene te njejten vlere si edhe diplomat e marra nepermjet studimeve me kohe te plote. Lajmin e ka bere te ditur zv.ministrja e Arsimit dhe Shkences Adriana Gjonaj. Sipas saj, eshte propozuar qe te kete nje ndryshim sa i perket kohezgjatjes se studimeve. Keshtu, studentet ne part-time do te studiojne nje vit akademik me shume se studentet me kohe te plote. Ne kete menyre, mangesite qe presupozohet te kene studimet me kohe te pjesshme do te rikuperohen me nje vit studime me shume.

Vlera e diplomes

"Frikes" se studenteve te part-time se diploma e tyre do te "diskriminohet", Ministria e Arsimit i eshte pergjigjur se nuk do te ndodhe nje gje e tille. Adriana Gjonaj, zv.ministre e ketij dikasteri, ka pohuar se ajo do te njihet njelloj si edhe diplomat e studimeve me kohe te plote, vecse nje leshim i tille do te shoqerohet me nje kerkese shtese. "Do te propozojme zgjatjen e kohes se kryerjes se ketyre studimeve", eshte shprehur zv.ministrja. sikurse mesohet, kjo behet ne menyre qe "mangesite" e mundshme te ketyre lloj studimesh te mbushen me nje vit me shume studime. Keshtu, nga 3+2, qe eshte skema e studimeve me kohe te plote aktualisht, skema e re pritet te jene 4+2. Kjo skeme nenkupton se 4 vjet do te jene studime te ciklit te pare, ndersa 2-vjecari eshte cikli i dyte qe ploteson diplomen e marre nga studenti. Ne kete menyre, studentet qe mendojne se do t'ia "hedhin" duke e ndjekur universitetin vetem dy dite ne jave, kundrejt nje pagese te caktuar, duhet te mendohen mire para se te zgjedhin part-time. Ai do te zgjase nje vit me shume se sistemi i dites. Pak jave me pare, Konferenca e Rektoreve hodhi idene e diferencimit te diplomave, sa i perket vleresimit te tyre. Jo vetem kjo konference por edhe specialiste te MASH e kerkuan nje gje te tille, derisa eshte propozuar gjetja e zgjidhjes permes rritjes se kohezgjatjes se studimeve.

Regjistrimet

Ministria e Arsimit dhe Shkences e ka derguar tashme ne Keshillin e Ministrave propozimin per kuotat, tarifat apo edhe detaje te tjera te sistemit part-time. Megjithese ishte parashikuar qe brenda kesaj jave procesi i regjistrimeve te niste, kjo nuk ka ndodhur. Burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, por edhe nga Ministria e Arsimit kane sqaruar se nje gje e tille pritet te ndodhe rreth dates 15 nentor. Se pari, do te jete Keshilli i Ministrave ai qe do te miratoje vendimin dhe me pas Ministria e Arsimit do te nxjerre udhezimin perkates. Pas kesaj do te nisin regjistrimet. Me heqjen e kriterit te dhenies se provimeve me zgjedhje, dokumentet qe duhet te dorezojne kandidatet, pritet te jene 5. Behet fjale per fotokopjen e noterizuar te defteses se pjekurise, kerkesen e kandidatit per degen qe deshiron te studioje, certifikate personale me fotografi, dy cope fotografi dhe mandat-arketimin e pageses se kryer.

Kreditet te caktohen nga universitetet

Ndersa do te jete Keshilli i Ministrave ai qe do te vendose per kuotat dhe modalitetet e tjera, universiteteve do t'u lihet dore e lire per caktimin e krediteve qe duhet te marrin studentet per vleresimin e tyre. Zv.ministrja e Arsimit dhe Shkences Adriana Gjonaj u shpreh dje se me numrin e krediteve qe do t'i duhet cdo studenti per te kaluar nga nje vit ne tjetrin, apo per te perfunduar ciklin e plote te studimeve me kohe te pjesshme le te merren vete institucionet e Arsimit te Larte pasi te shqyrtojne edhe nivelin e studenteve te tyre. "Vendosja e krediteve dhe e rregullave te tjera te lojes do te jene kompetence e fakulteteve, te cilet do te rregullojne edhe menyren e organizimit te ketij sistemi, sipas specifikave qe ka secili prej tyre", eshte shprehur zevendesministrja Adriana Gjonaj. Megjithate, paraprakisht specialistet, jane te mendimit se numri i krediteve duhet te jete njelloj. "Programet e studimit te part-time, jane te njejta me ato te formes se studimit me kohe te plote, prandaj ato do te kene te njejten numer kreditesh", jane shprehur ata.

3 Mije Kuota ka propozuar universiteti i Tiranes per sistemin part-time. Ne fakt, ky eshte numer i perafert, pasi i sakti nuk mund te perllogaritet per shkak se disa dege do te jene te palimituara. Behet fjale per deget e Ekonomikut si dhe per Biologjine.

50 Kuota

Per cdo dege ka propozuar rektorati i Universitetit Bujqesor te Tiranes per te gjitha deget e 4 fakulteteve. Ne part-time nuk eshte llogaritur fakulteti i Mjekesise Veterinare per shkak te specifikes se studimeve, ku studenti duhet te jete patjeter me kohe te plote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›