Part-time, afatet e ankimimit
15/12/2009 Renditja e kandidatëve fitues ka përfunduar vetëm për tre degët e Fakultetit të Histori-Filologjisë
Për fakultetet e tjera të UT,së, renditja e fituesve bëhet pas rishikimit të ankesave
Shpallen listat e kandidatëve fitues sipas kuotave të miratuara për ciklin e studimeve part-time në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Më poshtë do të gjeni të plotë listën e kandidatëve fitues për të tria degët e këtij fakulteti. Për fakultet e tjera Universiteti i Tiranës ka publikuar vetëm renditjen sipas rendit alfabetik për kandidatët që kanë aplikuar për ndjekjen e këtyre studimeve së bashku me mesataret e përllogaritura nga dëftesat e shkollave të mesme. Renditja përfundimtare e fituesve për këtë kategori do të bëhet pas dy ditësh, kohë kur do të ketë përfunduar dhe periudha e animimit. Kështu, kandidatët që kanë aplikuar për këto fakultete pas rishikimit të mesatares së përllogaritur nga vetë fakulteti mund të depozitojnë ankesë, në rast se u është ndryshuar rezultati. Burimet zyrtare të rektoratit të Universitetit të Tiranës kanë bërë të ditur se kreu i këtij institucioni, Dhori Kule, ka vendosur gjatë ditës së djeshme që t’u lihet një afat dyditor të gjithë aplikantëve që mendojnë se u është kryer ndonjë padrejtësi administrative në llogaritjen e mesatares. Aplikantët mund të verifikojnë mesataret e afishuara dhe, në rast se kanë ankesa, t’i paraqesin ato në sekretari jo më vonë se data 15.12.2009, ora 16:00. Ndërsa ditën e mërkurë, datë 16.12.2009, rreth orës 12:00, do të shpallen rezultatet përfundimtare në të gjitha departamentet e fakulteteve, me përjashtim të Fakultetit të Historisë. Më poshtë do të gjeni të plota listat e aplikantëve për studimet part-time në Fakultetin e Drejtësisë, Ekonomikut dhe Shkencave të Natyrës. Për të gjitha këto fakultete do të gjeni edhe listën e aplikantëve për programet e dyta të studimit.