PS: Presidenti i Republikës të mos e dekretojë
14/12/2009 Moratoriumi
Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka kundërshtuar fuqishëm në emër të partisë së tij vendimin e qeverisë për zgjatjen me tre vjet të moratoriumit për mjetet motorike lundruese. Tahiri tha dje se vendimi që ndalon në mënyrë absolute lundrimin e çdo mjeti detar, përfshirë këtu edhe ato mjete që përdoren nga qytetarët shqiptarë për qëllime turistike apo sportive, shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë. “Vlerësojmë se ky projektligj shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë, duke cenuar vetë thelbin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në mënyrë të pamotivuar përpjesëtimisht me gjendjen që ka diktuar rinovimin e moratoriumit për skafet”, - deklaroi deputeti socialist. Në emër të PS-së Tahiri i kërkoi Presidentit të Republikës të mos e dekretojë projektligjin për moratoriumin e skafeve. “Në të kundërt Partia Socialiste do kërkojë menjëherë nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të këtij ligji”, - tha ai. Sipas tij, argumenti se gjoja nëpërmjet këtij ligji parandalohen veprat penale të lidhura me trafikun e paligjshëm detar jo vetëm nuk qëndron, por edhe sikur të justifikohej në vitin 2006, tani nuk mund të justifikohet përsëri. Për Tahirin ky vendim cenon rëndë turizmin në Shqipëri.