Taksitë pa licencë bllokohen nga policia
Autori i Lajmit: Redaksia
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion kundër taksive që qarkullojnë pa licencë. Kështu, gjatë këtyre dy javëve në disa segmente rrugore të Tiranës, është ushtruar kontroll ndaj drejtuesve të mjeteve taksi të tipit (8+1) dhe (4+1), ku janë bllokuar 26 automjete për dokumentacion jo të rregullt dhe pa licencë. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se, bazuar në nenin 85 pika 2 e Kodit Rrugor, i cili konsiston në konfiskimin e automjeteve për shkak të ushtrimit të profesionit taksi në mënyrë të paligjshme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi kryen kontrollin e dokumentacionit përkatës të mjeteve, përpiluan procedurat e duhura ligjore dhe bënë bllokimin e automjeteve, duke i shoqëruar ato me shërbime deri në pikën e bllokimit. Ndërkohë, janë ndëshkuar me masën administrative gjobë në vend 164 drejtues mjetesh, parashikuar nga neni 156 i Kodit Rrugor për ata drejtues mjetesh, të cilët parkojnë në mënyrë të gabuar mjetet në vendet e përcaktuara për shërbimin taksi. Po ashtu, shërbimi Task-Forcë i Policisë Rrugore, po bashkëpunon edhe me Shoqatën e Transportit të Shqipërisë, për goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009