E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet në Tiranë, Shtatë të arrestuar në dy operacione

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Anëtarët e dy grupe hajdutësh, njëri për vjedhje makinash dhe tjetri për vjedhje celularësh, janë vënë dje në pranga nga policia. Dy grupet e adoleshentëve kishin vënë në shënjestër vjedhjen e pasqyrave të makinave të parkuara jashtë dhe pala tjetër, shtatë personat e dyshuar janë ndaluar gjatë dy operacioneve të policisë. Dy operacione: “Porosia e fundit II” dhe “Stacioni i fundit” kanë vendosur nën pranga shtatë persona me tendencë vjedhjet.

Arrestimet

Identifikohen autorët e vjedhjes së një dyqani në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku ashtë vjedhur një sasi e konsiderueshme celularësh dhe aksesorësh. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se në operacionin policor të koduar “Porosia e fundit II”, gjatë orëve të vona të ditës së djeshme, u krye ndalimi i shtetasve: Gentian Osmani, 23 vjeç, banues në Selitë, i dënuar më parë për vjedhje; Klodian Sorra, 22 vjeç, banues në Tiranë, i padënuar; Erion Hysenllari, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Sokol Rustani, 20 vjeç, banues në Tiranë, i padënuar. Ndërkohë, në një tjetër operacion të koduar “Stacioni i fundit”, janë vendosur në pranga tre persona, të cilët dyshohen për kryerjen e një sërë vjedhjesh të automjeteve të ndodhura në qytetin e Shkodrës dhe në Tiranë. Policia ka vënë në pranga Gaspër Shkozën, 21 vjeç, Arben Gilaj, 18 vjeç dhe P.P, 17 vjeç. Arrestimi u tyre u krye sepse, dy ditë më parë, në bulevardin “Zogu I”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin automjetin tip Benz, me ngjyrë të verdhë, me targë TR 5017 F, në pronësi të një shtetasi. Ndërkohë nga puna hetimore dhe profesionale e strukturave të hetimit të krimit, ka rezultuar se shtetasit e sipërcituar, dyshohen të jenë autorë të një sërë vjedhjesh me tendencë automjetet, lokalet dhe banesat në qytetin e Shkodrës dhe Tiranës.

Provat

Pas ndalimit të katër të dyshuarve për vjedhje celularësh, policia ka sekuestuar, në cilësinë e provës materiale, 105 telefona celularë, të markave të ndryshme, aseksorë telefonash celularë të markave të ndryshme, dy çanta sportive, dy palë doreza, një automjet tip Volzvagen, me targë AX 068 CM. U kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Ky lajm është publikuar: 25/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›