"Bankers Petroleum", rrit sasine e naftes se nxjerre nga nentoka Eglantina Nasi
"Bankers Petroleum" ka shenuar serish nje ecuri pozitive te nxjerrjes se naftes nga nentoka shqiptare, edhe gjate ketij viti. Kete e tregojne rezultatet financiare dhe operacionale, qe ka publikuar se fundmi, kompania kanadeze e cila ka marre me koncesion zonat nafte-mbajtese te Patos-Marinzes, Kucoves dhe Bllokut F. Sipas tyre, gjate periudhes se muajve prill-maj 2012, keta tregues kane njohur ecuri pozitive, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Konkretisht, burimet prane kesaj kompanie theksojne se prodhimi mesatar per muajin prill dhe maj 2012, ishte 13.800 fuci nafte ne dite, duke prezantuar nje rritje ne nivelin prej 7% te prodhimit, krahasuar me ate te siguruar gjate vitit 2011. Duke konstatuar ne vecanti, se vetem gjate muajit maj, ky prodhim arriti deri ne nivelin e 14.150 fucive nafte ne dite, "Bankers Petroleum" shton me tej, se parashikon gjithashtu nje progres teknik e operacional, edhe pergjate muajve te ardhshem te vitit. Nga ana tjeter, duke iu referuar shpimeve te reja te kryera ne terrenin e saj te punes, kjo kompani ka deklaruar se ato i kane sherbyer shtimit te nivelit te nxjerrjes se naftes. Duke shtuar se programi gjate muajve te ardhshem do te vazhdoje te fokusohet kryesisht ne ato zona, te cilat mund edhe te sigurojne rezultate me te mira nafte-nxjerrese. Kurse sa i perket kontrollit te ujit, ekspertet pohojne se do te vijojne aksionet e parandalimit te rrjedhjes se tij. Sikunder, sqarojne se do te vijoje eksplorimi ne Bllokun F., edhe gjate muajve te ardhshem te vitit. Por "Bankers Petroleum", nuk harron as te theksoje faktin se jep garanci mbi financimin e aktivitetit te saj ne Shqiperi, duke pohuar se ai do te vijoje te kete nje gjendje te qendrueshme, edhe pse bota po njeh nje pasiguri ekonomike. Si nje kompani qe njeh nivele te larta prodhimi, ajo vlereson se ne kete aspekt, nuk do te cenohet aspak qendrueshmeria e buxhetit te saj per projektet ne Shqiperi. Kompania kanadeze "Bankers Petroleum", vepron prej vitesh ne sektorin e nxjerrjes se naftes ne vendin tone dhe referuar ne total, te dhenave te prodhimit bruto te naftes te siguruara prej saj, mesohet se ai eshte rritur me 8 here, qe nga viti 2004, kur kjo kompani nisi punen ne zonen naftembajtese te Patoz-Marinzes, fale nje marreveshje koncesionare me qeverine shqiptare. Nderkaq, kjo kompani, parashikon plane te reja investimi ne zonen e Patos-Marinzes, ne Kucove dhe per eksplorimin e Bllokut F, si edhe hapjen e puseve te reja.