E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Kemi 6 mije prona ne Tirane, ejani investoni Luljeta Ndoka



Rreth 6 mije asete qe ka ne pronesi bashkia e Tiranes, jane nje mundesi e mire per te investuar. Keshtu eshte shprehur dje nenkryetarja e bashkise se Tiranes, Jorida Tabaku, gjate nje konference me perfaqesuesit e Bankes Islamike per Zhvillim (BIZH) dhe te AIDA-s. "Bashkia e Tiranes eshte pronare e 6 mije aseteve vetem ne qytetin e Tiranes dhe ne duam qe t'i gjallerojme keto prona dhe me bashkepunimin tuaj te investojme ne keto hapesira, te cilat per momentin nuk jane te shfrytezuara", - tha Tabaku. Gjate fjales se saj, nenkryetarja e Bashkise ka prezantuar para perfaqesuesve te biznesit te 30 vendeve anetare te kesaj banke, potencialin qe mbart Tirana per investime. Disa nga asetet e Bashkise se Tiranes, mesohet te jene te gjitha ish-uzinat qe ndodhen ne Tirane. Behet fjale per ish-Uzinen "Enver", ish-Uzinen e Autotraktoreve, Kombinatin, Parkun e autobuseve, etj. "Plani i ri Urbanistik, pjese e te cilit eshte edhe projekti per bulevardin e ri dhe lumin e Tiranes jane nje mundesi me shume, per te investuar ne Tirane", - tha ajo. Ne kete forum, zonja Tabaku lancoi idene e krijimit te nje zone te lire ekonomike. "Nese bizneset tuaja jane ne fushen e industrise dhe teknologjise se larte, ne elektronike, industrine e automobilave, prodhim e paketim mallrash, ne industrine e perpunimit te metaleve, industrine e energjise dhe ndertimit, te perpunimit, import-eksport, tregti e keshtu me radhe, ne mendojme se ky do te jete shansi real per te investuar ne Tirane, ne kete zone te lire ekonomike e ne kete park industrial, qe Bashkia e Tiranes po mendon te krijoje. "Trami dhe Terminali i ri i Pasagjereve jane nje tjeter mundesi e madhe per investime ne Tirane", - vijoi nenkryetarja Tabaku. Ajo shprehu deshiren qe forumi i bashkepunimit te finalizohet me kontrata reale dhe konkrete bashkepunimi, ndermjet institucioneve perkatese. "Nuk ka shans me te madh per nje vend, por ne kete rast edhe per Tiranen, qe te mireprese nje numer kaq te madh investitoresh, ne nje moment ku e gjithe bota po perjeton nje krize te thelle", - tha Tabaku.

Disa nga asetet e Bashkise se Tiranes:

Ish-Uzina "Enver"

Ish-Uzinen e Autotraktoreve

Kombinati

Parku i autobuseve

Te gjitha ish-uzinat

Te gjitha ish-pronat shteterore ne Tirane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›