E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faith: Çdo akt i dhunës është i papranueshëm

Shefi i ICO-së, Pieter Faith ka dënuar aktet e fundit të dhunshme në Veri. Ai ka thënë se çdokush duhet të kundërshtojë dhunën dhe frikësimin dhe të përkrah zgjidhjen e situatës së tanishme në Kosovë me mjete paqësore.
 

“Çdo akt i dhunës dhe frikësimit nga cilado palë, është i papranueshëm dhe duhet të kundërshtohet. Askush nuk do të fitojë ndonjë përparësi përmes veprimeve të tilla. Të shtënat fatale kundër një polici dhe veprimet e tjera që sfidojnë sundimin e ligjit duhet të dënohen në mënyrën më të fuqishme”.

“Prandaj, unë i bëj thirrje gjithë popullit të Kosovës pa përjashtim, në çdo vend dhe në çdo komunitet, që të promovojnë qetësinë. Në këtë kohë, duhet të tregohet përmbajtje dhe dinjitet. Duhet të ketë bashkëpunim të plotë me EULEX-in dhe KFOR-in dhe me Policinë e Kosovës”, ka thënë Faith.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›