E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj Berisha te dorezoje gardistet

Partia Socialiste perseriti thirrjen per drejtuesit e policise se shtetit qe te zbatojne urdhrin e prokurorise. “Kryeministri Berisha duhet te dorezoje 6 gardistet”- tha deputetja  Ermonela Felaj  e cila kujtoi se  policia mban pergjegjesi penale per kete veprim.

"Sali Berisha duhet të dorëzojë menjëherë përpara drejtësisë të gjashtë gardistët. Cdo përpjekje për të fshehur krimin që këta 6 gardistë kryen për hesap të Sali Berishës, është e kotë. Policia e shtetit të ekzekutojë urdhrin e ndalimit të prokurorisë për 6 gardistët, jo sepse këtë e kërkon opozita, jo se këtë e kërkon familjet e të vrarëve dhe dhjetëra të plagosurve me armë zjarri, jo sepse këtë e kërkojnë shqiptarët që nuk mund të tolerojnë vllavrasjet mes tyre. Policia e shtetit duhet ti dorëzojë 6 gardistët, sepse këtë e kërkon ligji. U kujtojmë drejtuesve të policisë së shtetit që përgjegjësia për moszbatimin e urdhrave të ndalimit të prokurorisë, është dhe do të mbetet e tyre dhe ata bëjnë mirë të kujtojnë pasojat e rënda penale që mbart ky refuzim për të gjithë ata", deklaroi Ermonela Felaj, deputete e PS.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›