Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të zbardhë ortakërinë e tij financiare me Delijorgjin

Edi Rama tashmë duhet të japë përgjigje për shumë pyetje në lidhje me marrëdhëniet që ka pasur dhe që vijon të ketë me Delijorgjin, si dhe të shpjegojë përmbajtjen e telefonatave që kreu i bashkisë së Tiranë ka zhvilluar me të akuzuarin kryesor të shpërthimit në Gërdec. Tashmë Rama duhet të tregojë edhe se kush tjetër fshihet pas tij, pasi na e ka lënë disi të mjegullt këtë çështjen e njeriut pas tij.
Në panik e sipër, Rama vijon të ndërmarrë sulme të tjera mediatike kundër familjes "Berisha". Në lidhje me këtë luftë mediatike që Edvini ka ditë që ka nisur, bashkë me kalecët e tij nëpër fletushka, ka reaguar sot edhe Partia Demokratike. “Sot Edi Rama ndërmori sulmin e rradhës kundër familjes së Kryeministrit të vendit, duke nxjerrë në tregun mediatik nënkryetarin e tij të ri, atë që ka ndërtuar vilë me paratë e vjedhura nga organizata jo qeveritare që drejtonte, e që më pas zhduku kompjuterin e financave të kësaj organizate për të fshehur gjurmët e parave të grabitura.
I kujtojmë Z.Rama se Shqiptarët presin përgjigjet për këto pyetje: 1) Sa ka qënë shuma që Delijorgji ka paguar për pushimet Ramës në Kretë, në Barcelonë dhe Korfuz në hotelet "four seasons"? 2) Në 30 lejet e ndërtimit që i ka dhënë Delijorgjit sa ka qënë përqindja e fitimit të z.Rama? 3) Pse nuk guxon të anullojë lejet e ndërtimit të dhëna Delijorgjit vetëm pak javë para aksidentit tragjik të ndodhur në Gërdec? 4) Të përgjigjet se cfarë karakteri kanë pasur 200 telefonatat e rregjistruara ndërmjet tij me Delijorgjin?
Natyrisht Partia Demokratike nuk pret që Rama t'u pëgjigjigjet këtyre pyetjeve, por nga ana tjetër thekson se pushimet e zgjatura në Europë me paratë e Delijorgjit; fotot e tij me të në plazhet e Europës; 30 lejet e ndërtimit të marra së bashku me Delijorgjin dhe mos anullimi i tyre faktojnë se Rama ishte bashkëpronar kryesor i SHPK-së së Delijorgjit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e sotme të Partisë Demokratike.
...