Partia Demokratike ka nisur fushatën për zgjedhjet e 2013-s
Edhe pse zgjedhjet parlamentare zhvillohen pas më shumë se një viti e gjysëm, Partia Demokratike ka nisur fushatën zgjedhore. Kjo gjë është pohuar nga ana e deputetit të PD-së, Edi Paloka.
Paloka ka thënë se kjo është e natyrshme, pasi pas çdo raundi zgjedhjesh, një parti politike orientohet në fushatë elektorale, në takime të përjavshme me elektoratin.
Përballë shumë çështjeve të rëndësishme të ditës, si problemet ekonomike, korrupsioni, marrja e statusit, greva e minatorëve etj, Partia Demokratike gjen kohë që të mendojë edhe për fushatën e 2013-s. Madje, duket se mendon më shumë për të, se sa për zgjidhjen e problemeve aktuale.