E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Demokratike ne Konventen e Gruas shpalos programin

Radha i erdhi gruas. Në konventën e radhës të demokratëve folën politikane në karriere, të reja që votojnë për herë të pare, të moshuara që drejtojnë biznese, modele dhe këngëtare. Thanë se për çfarë kanë arritur, për nder ia dinë një burri kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Kryeministri Berisha organizoi një sërë bashkëbisedimesh me gra e vajza në disa qytete të vendit, duke u finalizuar ky proces me Konventën e sotme në kryeqytet. 

Sot përulemi me nderim para nënave dhe vajzave, - tha Kryeministri Berisha teksa ftoi të gjitha gratë dhe vajzat pavarësisht bindjeve që ti bashkohen PD-së me qëllim realizimin e programit 4-vjeçar të së djathtës. 

“Fitorja është në duart tuaja, fitorja është vepra juaj, nga zgjedhjet e para pluraliste deri sot, fitorja e PD ka patur një emër dhe vetëm një emër grua, zonja vajzë zonjushë. Këto 50 ditë që kanë mbetur me forcën shpirtërore të argumentit tua, me qartësinë dhe kthjelltësinë tuaj, vendosmërinë e paepshme tuajën. Zonja, Zonja do t’u thoshte Thacher kolegeve te saj, Zonja nuk kthehet prapa. Edhe ju persistoni në realizimin e qëllimit tuaj, të një procesi zgjedhor të bukur e të qytetëruar si ju, të një procesi zgjedhor të denjë për çdo shqiptarë, në lartësinë e fitores sonë. Nderime grave dhe vajzave shqiptare, nënave, motrave tona. Përpara, përpara, përpara”, vlerësoi Kryeministri Berisha.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›