Rama: As në sëmundje opozita nuk gjen forcë të bëhet bashkë me shumicën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kjo opozitë nuk i duhet as dreqit jo popullit shqiptar.
Në një reagim pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Kryeministri Rama shprehet se opozita as në një sëmundje që një një herë në shekull nuk gjen forcën të bëhet bashkë me shumicën.
“Një opozitë që as në sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar”, – tha Rama.
Më herët kryetari i PD-së Basha publikoi një video të familjarëve të sëmurëve me COVID-19.
“Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare”, shprehet Basha./