Imami prezanton kandidaten Progri

Gramshi do të jetë në qendër të vëmendjes së demokratëve në 4-vjecarin e ardhshëm. Arben Imami e premtoi gjatë prezantimit të kandidates Irena Progri.
“Siç tha edhe kryeministri që Gramshi do të jetë në qendër të vëmëndjes këtë katër vjeçar ka filluar të bëhet, do të vazhdojë të bëhet. Janë 100 kilometra rrugë të rikonstruktuara nga këto janë edhe 15 kilometra rrugë që janë krejtësisht të reja. Janë rreth 17 milion dollarë të investuar në arsim, kanalizime, ujë të pijshëm etj. Vetëm nga qeveria shqiptare, vetëm për rrugë janë shpenzuar rreth 8 milion dollarë. Është punuar për rritjen e sektorit privat, janë investuar rreth 3 milion lekë fonde , mbi 400 punësime dhe 75 të vetëpunësuar”, vlerësoi Imami.
Sipas tij, që kryeson grupin e punës për Qarkun e Elbasanit, prodhimi mirëqenia dhe punësimi të jetë në rritje katër vitet e ardhshme. Nuk ka asnjë arsye që mbas 20 vitesh, Gramshi të mos votojë blu, tha Imami.