E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste depoziton kërkesën ankimore në KQZ

Mbërrin kërkesa ankimore e Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo kërkesë konsiston në vendimin e partisë opozitare sa i takon rrëzimit të vendimit të këtij institucioni, duke i cilësuar këto zgjedhje të pavlefshme.
 

PS kërkon pavlefshmëri të votimeve të 8 majit në Tiranë, pasi sipas saj, u faktua cënimi i integritetit të kutive dhe mospërputhja e votave me numrin e votuesve.
 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli të shtunën rezultatin e zgjedhjeve, me fitues të garës për kryetar Bashkie Lulzim Bashën me 93 vota më shumë se kandidati socialist Edi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›