E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste në treg për çmimet e larta

Dy deputetet socialiste Ledi Shamku dhe Klodiana Spahiu ishin ne nje nga tregjet e fruta-perimeve, per te vene ne dukje rritjen reale te pensioneve nga qeveria. "Kaq eshte rritja ne dite e pensioneve shqiptare, maksimalja eshte kaq, 600 leke te reja ne muaj, 20 leke ne dite. Kam pershtypjen qe me kete une mund te bleje vetem nje tufe majdanoz", tha Ledi Shamku, deputete e PS.

Rritja e pensioneve eshte qesharake thone socialistet. Ne fillim te mbledhjes se qeverise, ku edhe do te miratohej jo vetem rritja e pensioneve por edhe e pagave, Erjon Brace kërkoi qe te përjashtohen nga vendimi, presidenti, kryeministri, ministrat dhe deputetet.

"Ne emer te opozites, i kerkoj Sali Berishes dhe qeverise se tij te mos rise pagen e presidentit, te mos rise pagen e tij personale, te mos rrise pagen e ministrave, te zevendes ministrave, te drejtoreve politik te emeruar te partise se tij dhe te partnereve te tij te koalicionit neper gjithe administraten civile te Republikes se Shqiperise. Te mos rrise pagen e Kryetares se Kuvendit, te mos rrise pagat e deputeteve te Kuvendit. Shqiperia eshte ne krize te madhe ekonomike dhe financiare. Buxheti i shtetit ka rene ne nje krize te tmerrshme", deklaroi Erjon Brace, deputet i PS-se.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›