PE, debati për Shqipërinë: Gjeni zgjidhje
(UPDATE) Komisionieri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle deklaroi se Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare për zgjedhjet, përpara procesit të ardhshëm elektoral. Apelin Fyle e ka dhënë gjatë diskutimeve në Parlamentin Evropian, ku eurodeputetët kanë diskutuar mbi një rezolutë për Shqipërinë, e cila nëser pritet të votohet.
“Unë dua të paraqes këndvështrimin e PE për Shqipërinë: Mungesa e dialogut politik konstruktiv dhe e bashkëpunimit që pas zgjedhjeve të 28 qershorit, mes qeverisë dhe opozitës, janë cështje shqetësuese. Të gjitha rekomandimet e OSBE duhet të merren në konsideratë përpara zgjedhjeve lokale të 2011. Nga ana tjetër, në lidhje me liberalizimin e vizave Shqipëria ka bërë progres pozitiv. Propozimi i 27 majit, i komisionit është një fakt që e pasqyron këtë gjë”, tha Stefan Fule, komisioneri europian për zgjerimin.
Vetë hartuesi i raportit, eurodeputeti grek, Nikolas Kuntis tha se partitë politike shqiptare duhet ta zgjidhin ngërcin politik. “Partitë politike shqiptare duhet të zgjidhin problemin politik. Janë bërë progres, por ka ende probleme. Nuk mund ntë vazhdojmë me këtë nivel korrupsioni, pataj është edhe problemi politik. Pra, duhet të theksojmë se për gjthë këto probleme duhen bindur forcat politike që zgjidhja e tyre duhet tu japë energji për zgjidhjen e krizës”, u shpreh Nikolas Kuntis, hartuesi i rezolutës për Shqipërinë.
Ndërkaq eurodeputetët kanë debatuar mes tyre lidhur me rezolutën Kuntis dhe situatën politike në Shqipëri. Viktor Boshtinaru, i cili paraditen e të mërkurës ndodhej në Tiranë, u shpreh se Shqipëria është në situatë të paqëndrueshme për shkak të qëndrimit të maxhorancës. Ndërsa eurodeputetja Doris Pack, tha se duhet tw zgjidhet ngwrci politik dhe se PPE wshtw shprehur mw herwt kundwr bojkotit.
“Jam i shqetesuar per situaten politike dhe institucionale që Shqipëria po përballet prej një viti. Gjithcka ndodh per shkak te qendrimit te maxhorancës që nuk bën kompromis me opozitën, duke e lënë vendin në një situatë të paqëndrueshme. I bëj thirrje maxhorancës të bashkë-negociojë ngushtë me opozitën dhe të mirëpresë mbështetjen e përhershme të disa grupeve politike në Parlament për të arritur një zgjidhje politike”, tha Viktor Boshtinaru, eurodeputet, PSD.
“Të zgjidhet ngërçi politik. Do të doja të thoja se kemi biseduar për bojkotin e parlamentit dhe e kemi kundërshtuar sepse është dicka jo strategjike. Duhet një parlament dhe një opozitë funksionale që të çojnë përpara detyrat. Ka shumë debate e konflikte, populli shqiptar kërkon paqe, punë dhe që ekonomia të funksionojë. Ky vend i bukur nuk duhet të shkatërrohet në mënyrë arbitrare”, u shpreh Doris Pack, eurodeputete, PPE. Rezolutat për Shqipërinë dhe Kosovën do të votohen në mbledhjen e rradhës së Parlamentit Europian.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 korrik 2010 )