E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Mbledhja e KS, shans i shfrytëzuar nga Kosova

Mbledhja e Jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte një shans i shfrytëzuar mirë nga pala kosovare për të argumentuar të vërtetën mbi situatën në veri të Kosovës. Kështu vlerëson Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke shtuar se Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka arritur të zhvlerësojë akuzat e pavërteta të Beogradit ndaj palës kosovare.

“Siç u theksua edhe në Neë York që Beogradi të largohet dhe distancohet nga inspirimi i dhunës dhe njerëzve të dhunës në këtë pjesë të territorit të Kosovës, sepse për ne ka qenë dhe është e pa pranueshme gjendja që ekziston”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.

Ndërsa përfaqësuesit e partive opozitare, konsiderojnë se Kosova I ka të gjitha argumentet e nevojshme për të mbrojtur pozicionin e saj dhe se Beogradi është shkaktari i situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës.

“është e qartë se Kosova i ka të gjitha argumentet e nevojshme për të mbrojtur pozicionin e vet dhe për të treguar se edhe më tutje Serbia po vazhdon të ndërhyjë brenda Kosovës dhe të manipuloj me ndjenja politike dhe emocionale dhe etnike të serbëve lokal të Kosovës”, shprehet Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së.

Mbledhja e Jashtëzakonshme Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është thirrur nga Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili ka tentuar që të fajësojë Prishtinën për incidentet e fundit në veri të Kosovës.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›