E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste ofron kompromis për krizën

Tiranë, 27 gusht - Pas më shumë se një viti bojkoti përsa i përket bashkëpunimit të brëndshëm politik, Partia Socialiste në Shqipëri ka dalë dje (e premte) me propozime konkrete për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci shprehu gatishmërinë e forcës politike që perfaqëson për gjetjen e zgjidhjes për krizën, duke nisur me ngritjen e komisionit hetimor për votimet e qershorit të 2009, por duke eliminuar mundësinë e ekzekutimit të fletëve të votimit. Sipas Ruçit propozimet e socialistëve vijnë duke parë situatën e rëndë politike në vend, dhe kjo është një mënyrë për të kontriubuar për hyrjen e vëndit në BE dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ruçi tha se i ka propozuar mazhorancës dhe kryetarit të grupit parlamentar të saj dy dokumente. Një projektmarrëveshje për zgjidhjen e krizës politike, dhe një Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009. Sipas tij, dhe si projektmarrëveshja ashtu dhe projektvendimi të paraqitur nga ana jonë te shprehin vullnetin  politik të PS-së dhe konsistojnë kryesisht në tre drejtime:   Në miratimin e një Rezolute nga ana e parlamentit shqiptar për mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.,  Në angazhimin për zgjidhjen e shpejtë të krizës politike lidhur me transparencën e zgjedhjeve të qershorit 2009 si dhe hapat konkretë që duhen hedhur në këtë drejtim,   Angazhimin politik për një reformë të plotë elektorale sipas rekomandimeve të Raportit të OSBE-ODHIR dhe sipas përfundimeve të Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009.” Ne gjykojmë se nuk ka kohë. është humbur shumë kohë pra mbi një vit. Ne mendojmë se hapi i parë, vendimi i parë që duhet të marrë parlamenti shqiptar me fillimin e sesionit të ri parlamentar është zbatimi apo materializimi i amendamentit numër 6 të PE nëpërmjet ngritjes së menjëhershme të Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, ku si nisje të jetë hapja e kutive të materialeve zgjedhore. Për fletët e votimit opozita në draftet e paraqitura ka ofruar dhe kompromisin e saj. Si përfundim ne mendojmë dhe gjykojmë se nuk është koha më për fjalë, nuk është koha më për deklarata, është koha dhe momenti vetëm për zgjidhje, madje për zgjidhje të menjëhershme. Ne si opozitë jemi gati në çdo kohë nëse ky vullnet politik nuk do ti mungojë mazhorancë”, tha Ruçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›