E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zajmina përkrah DMC në koncertet verore

Tiranë, 27 gusht - Koncertet verore e kanë bashkuar këtë herë me reperin DMC. Këngëtarja Zajmina Vasjari shihet në këtë foto e përqafuar nga reperi, ndërsa ka përfunduar performancën e saj në një nga koncertet e saj, të cilët kanë qenë vërtetë të shumtë në qytetet bregdetare të Shqipërisë. Këngëtarja e cila prej pak kohësh është kthyer në një brune të vërtetë, duket se po e shijon më së miri suksesin e këngës së saj "Problem", këngë që është komentuar jo pak për stilin ndryshe të këngëtares seksi, transmeton Ballkanweb.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›