E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Topit që zbulohet si në një striptease të ngadaltë

Share

Partia e re e Topit është ende virtuale. Themeluesit e saj, më saktë ata që janë përmendur si themelues, kanë përgatitur opinionin prej muajsh, se partia do të shpallet me sot me nesër, dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë bërë gjë tjetër, bash si në një shfaqje të ngadaltë striptease-e, veçse kanë zbuluar fare pak nga vetja. Sot kanë nxjerrë programin (është i publikuar në shqiptarja.com, dhe në është një listë përparësish, si shpërblimi për ish-të përndjekurit, qëndrimi i ri ndaj pronës, krijimi i një xhandarmërie për rendin, shkatërrim i monopoleve në ekonomi, anulim i strategjisë së shitjes së tokës me 1 euro, etj, etj). Por partia? Ajo do të shpallet të hënën, thuhet. Por ata që i duan të mirën kësaj partie, duhet të kapin me dorë ndonjë gjë të metaltë me këtë rast. Për të larguar tersllikun.

Partia ndërkohë është pagëzuar: Fryma e Re Demokratike. Me iniciale bën FRD.

http://respublica.al/artikuj/2012/4/28/partia-e-topit-qe-zbulohet-si-ne-nje-striptease-te-ngadalte

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›