E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss-Khann: Sarkozy krijoi skandalin

Dominique Strauss-Khann

Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Khann ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin se kundërshtarët politikë ia orkestruan skandalin për aferë seksuale, për ta parandaluar atë që të garojë në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Ai i ka thënë gazetës britanike Guardian, se njerëz të lidhur me presidentin në largim, Nicolas Sarkozy ia kanë përgjuar telefonin.

Ndoshta kanë qenë disa naivitete politike, por nuk besoj që kjo duhet të ketë shkuar kaq larg..Mendoj se ata nuk mund të gjejnë diçka që do më ndalë mua, ka thënë ai për The Guardian.

Këto qëndrime të Strauss-Khann vijnë në kohën kur Sarkozy do të garojë në balotazhin për president.

Strauss-Khann, i është ndaluar të marrë pjesë në garë pasiqë është akuzuar për përdhunim seksual vitin e kaluar.

Dominik Shtraus-Kahn dha dorëheqje nga posti i kreut të FMN-së pas arrestimit me akuzën për ngacmim seksual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›