Reforma zgjedhore, Milo: Berisha nuk mund të na e dredhë, kemi firmat
“Nuk ka më vend për dredhje, Berisha la të hapur zgjedhjen e formulës që materializon propozimet tona”. Kështu e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Berisha në Zërin e Amerikës, kreu i PDS-së Paskal Milo. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, në 9-vjetorin e themelimit të PDS-së Milo u shpreh se 26 firma partish të hedhura mbi draftin e propozuar nga partitë e vogla, për korrektim të sistemit, nuk mund të bëjnë inferior komisionin për reformën zgjedhore, duke u shprehur optimist se cështja do të marë zgjidhjen e merituar.
Berisha la të hapur mundësinë për zgjedhjen e formulës që materializon propozimet tona, nuk ka mundësi që drafti të mos shqyrtohet nga komisioni ku kanë hedhur firmën 26 parti, nuk mund ta dredhin në dritën e diellit. Është një detyrim për dy forcat kryesore që të miratojnë një reformë, ku vota të jetë e barabartë. tha Milo, raporton Ora News.
Duke shprehur bindjen e plotë për fitim të koalicionit opozitar në zgjedhjet e ardhëshme, Milo u shpreh se arritja e këtij qëllimi kërkon një front unik. Në këtë kontekst ai shtroi nevojën e një riorganizimi jo vetëm si koalicion, por dhe brenda përbrenda parties, duke kërkuar thithje të të rinjve, përfaqësim të grave në PDS dhe shqyrtim të figurave politike me të cilat kjo parti do të përballet nëfrontin e luftës në 2013.