E Diel, 1 Nëntor 2026

Partite celin fushaten zgjedhore ne rrethe

Partia Republikane ka çelur fushatën zgjedhore në qytetin e Vlorës, ku ka kërkuar votën për Aleancën për qytetarin. “Ne jemi një ardhme e sigurtë .Rruga jonë është rruga evropiane”, tha Mediu në Vlorë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) hapi fushatën në qytetin e Fierit. Në fjalën e tij kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi kërkoi votën për “aleancën për qytetarin”, për kandidatin Ilir Bete. “Do të jemi surpriza e këtyre zgjedhjeve”, tha Idrizi në Fier.

Partia Social Demokrate e Paskal Milos ka hapur fushatën në Farkë të Tiranës. Milo kërkoi votën duke deklaruar se Shqipërisë i duhen njerëz për të ndryshuar vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›