Meta takon shefin e misionit te vezhguesve te OSBE/ODIHR-it z. Jonathan Stonestreet

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta u takua sot me shefin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, z. Jonathan Stonestreet. Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore dhe me situatën parazgjedhore në Shqipëri. Z. Meta i konfirmoi z. Stonestreet vullnetin e plotë të LSI-së për të kontribuar për një fushatë demokratike, të kulturuar, pozitiviste e qytetare në këto zgjedhje vendore.
Sipas Metës, prioritet kryesor është standardi evropian që duhet të arrijnë këtë zgjedhje dhe natyrisht ky angazhim i LSI-së, nuk është i mjaftueshëm në rast se ky vullnet do të tregohej nga të gjitha forcat e tjera politike në vend. Pas takimit z. meta dha edhe një prononcim për median ku foli edhe për aktualitetin politik.