E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Do heq 60 taksa nga 85 Rama votoi projektin tim fiskal

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha në takimin me 31 intelektualë të kryeqytetit, në dialogun me temë “Iniciativa Për Tiranën”, ka risjellë edhe një herë në vëmendje platformën e tij për paketën fiskale.

Në takimin e dytë më intelektualët, Basha u shpreh se “unë kam nevojë akute të dëgjoj zërin qytetarë, të paprekur nga vulgu i interesit politik.

Duke folur për çështjen e taksave, Basha shtoi se “Unë kam prezantuar një projekt fiskal, i cili dje mori dhe votën e zotit Rama”, tha Basha.
Ai do të heqë gati 2/3 e taksave të kryeqytetit.

“Unë kam shprehur në platformën eliminimin disa taksave që mori dje mbështetje edhe të kundërshtarit tim, për reduktim të taksave, që synon nga 85 taksa të hiqen 60 taksa. Ulja e taksave i kursen biznesi të vogël 1.2 miliard lekë. Ulja e taksave do të sjellë 4000 vende të reja pune”, ka nënvizuar Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›